10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNë Mal të Zi për herë të parë shqiptarët festuan me flamur...

Në Mal të Zi për herë të parë shqiptarët festuan me flamur kombëtar

Në Malin e Zi sivjet për herë të parë shqiptarët kanë arritur të festojnë 28 nëntorin me flamurin kombëtar.
Për shënimin e kësaj date në nderim të kombit dhe identitetit, trojet shqiptare në Malin e Zi si asnjëherë frymuan shqip pasi këtë vit për herë të parë 28 nëntori u prit me arritje të rëndësishme, atë të shprehjes së lirë të identitetit kombëtar, arritje kjo e cila vjen pas përpjekjeve disa vjeçare të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.

“Me ndryshimin e ligjit për simbolet kombëtare ne kemi të drejtën e përdorimit të lirë të simboleve tona, flamurit, himnit dhe stemës”, tha Faik Nika, kryetar i KKSH’së në Malin e Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments