Rritje e madhe e numrit të të prekurve me virusin korona në Kumanovë është shënuar edhe sot. Ministria e Shëndetsisë ka bërë të ditur se në 77 rastet e reja, në Kumanovë të diagnostikuar me Covid-19, janë 21 pacientë. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kumanovë shkon në 114.
Kumanovarët edhe sot të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre po e respektojnë orën e shtuar policore që e solli Qeveria, si masë preventive.
Komuna ka shpërndarë kontaktet e firmave apo marketeve të cilët ofrojnë shërbime gjegjësisht shitje online të produkteve për qytetarët deri në shtëpitë e tyre.