11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNë Kosovë shënohet viktima e parë nga koronavirusi, burrë i moshës 82...

Në Kosovë shënohet viktima e parë nga koronavirusi, burrë i moshës 82 vjeçare

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar viktimën e parë nga virusi KOVID-19.

Një 82 vjeçar nga Dumnica e Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive me datën 16 mars në ditën e gjashtë të sëmundjes, i cili sipas IKShP-së ka pasur edhe sëmundje tjera kardiake dhe kronike mushkërore

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më ditn e sotme në ora 9.00 të mëngesit. Ky është rasti i parë me vdekje nga KOVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më më 16 mars në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive. Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, qëndron në komunikatën e IKShP të Kosovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments