3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNë Itali po testohet vaksinimi kundër Covid-19 edhe nëpër farmaci (video)

Në Itali po testohet vaksinimi kundër Covid-19 edhe nëpër farmaci (video)

Fushata masive  e vaksinimit në këto ambiente fillon në gjysmën e parë të Qershorit

Testet për kryerjen e vaksinimeve kunder Covid-19 filluan edhe në farmacitë italiane një përpjekje tjetër e qeverise se Mario Draghit për të përshpejtuar fushatën e  vaksinimit masiv të popullsisë. Vaksina që po injektohet nëpër farmaci në këtë fazë të testimit është Johnson & Johnson e cila merret në një dozë të vetme.

Farmacistët, siç parashikohet nga rregulloret e qeverise italiane, kanë marrë pjese në kurset praktike te organizuara nga vaksinues me përvojë  të gjateë pune.

Nëpër farmaci qytetaret vaksinohen pasi ata kanë bërë regjistrimin online. Pas datës 10 Qershor sistemi i vaksinimit nëpër farmacitë italiane do të jetë plotësisht funksional dhe në këtë mënyrë do të jetë e mundur të kryhen të paktën 200 mijë vaksinime në ditë.

Shtetasit që kanë dëshirë të vaksinohen pasi të kenë plotësuar formularët online në platformën e regjistrimit dhe mq pas mund të shkojnë në farmacinë e përzgjedhur prej tyre dhe të kërkojnë të vaksinohen. Kjo sipas zyrtareve të shëndetësisë në gadishullin apenin do të jetë vendimtare në rritjen e numrit të vaksinimeve.

Mbi 20% e italianëve ose një në pesë shtetas janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Më shumë se 11 milion e 870 mijë qytetarë e kanë përfunduar ciklin e vaksinimit, ndërsa janë administruar pothuajse 34 milion e gjysmë vaksina.

Rajoni më i suksesshëm në fushatën e vaksinimit masiv është Umbria e pasuar nga Lombardia dhe Lazio.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments