12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNë Gjykatën e Apelit -Shkup, fillon seanca publike për rastin “27 Prilli”

Në Gjykatën e Apelit -Shkup, fillon seanca publike për rastin “27 Prilli”

Gjykata e Apelit Shkup, prej sot e deri të premten në sallën e madhe të Gjykatës supreme do të mbajë seancë publike për rastin 27 Prilli, ku të akuzuar janë ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe 15 persona të tjerë.

Aktvendimi i shkallës së parë për këtë lëndë u soll në mars të vitit të kaluar dhe për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit shtetëror” 16 të akuzuar u dënuan me 211 vite burg. Përveç ish-drejtorit të BSP-së, Çavkov, mes personave të dënuar për veprën e cekur penale janë edhe pjesëtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për zbulim.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e udhëhoqi këtë rast në Gjykatën penale Shkup, gjatë shqiptimit të aktvendimit tha se Çavkov dhe të akuzuarit e tjerë ishin njoftuar për gjithçka lidhur me hyrjen e dhunshme në Kuvend, por nuk ndërmorën asgjë për ta parandaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments