6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNë Bruksel nga 23 deri më 25 qershor, mbahet konferenca e IX-të...

Në Bruksel nga 23 deri më 25 qershor, mbahet konferenca e IX-të Ndërkombëtare e Mjekëve Shqiptarë në Europë

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë me 25 qershor në Bruksel, mbanë Konferencën e IX Ndërkombëtare, me pjesëmarrës të mjekëve shqiptarë nga shtete të ndryshme të Evropës si dhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Prehsves, njfton gazeta zvcerane ner shqip Le Canton27.ch

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që nga themelimi e deri më sot, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, aktivitetin e vet e ka orientuar në masovizimin dhe angazhimin e mjekëve shqiptarë në diasporë në luftë kundër pandemisë Covid 19, që nga paraqitja e parë e deri më sot.

Ndonëse fillimi ishte tejet i vështirë, në saje të vullnetit që edhe mjekët shqiptarë të kenë një trupë të përbashkët veprimi, Dëshira e tyre u bë realitet dhe me një përkushtim dhe vullnet kanë arritë që aktivitetin dhe kontributin e federatës ta shënojnë me Konferencën e radhës në Bruksel. Në Konferencë pritet të marrin pjesë një numër i madh i mjekëve nga trojet shqiptare si dhe nga vendet e ndryshme Europiane

Dr. Aurorta Diollnberg, presidnete e FMSHE: Mjekët shqiptarë në shërbim të pacientëve në ballkan dhe në mbarë botën

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë me 25 qershor në Bruksel, mbanë Konferencën e IX Ndërkombëtare, me pjesëmarrës të mjekëve shqiptarë nga shtete të ndryshme të Evropës si dhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Prehsves, njfton gazeta zvcerane ner shqip Le Canton27.ch

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që nga themelimi e deri më sot, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, aktivitetin e vet e ka orientuar në masovizimin dhe angazhimin e mjekëve shqiptarë në diasporë në luftë kundër pandemisë Covid 19, që nga paraqitja e parë e deri më sot.

Ndonëse fillimi ishte tejet i vështirë, në saje të vullnetit që edhe mjekët shqiptarë të kenë një trupë të përbashkët veprimi, Dëshira e tyre u bë realitet dhe me një përkushtim dhe vullnet kanë arritë që aktivitetin dhe kontributin e federatës ta shënojnë me Konferencën e radhës në Bruksel. Në Konferencë pritet të marrin pjesë një numër i madh i mjekëve nga trojet shqiptare si dhe nga vendet e ndryshme Europiane

Dr. Aurora Diollnberg, presidnete e FMSHE: Mjekët shqiptarë në shërbim të pacientëve në ballkan dhe në mbarë botën

Për tu njohur më mirë për këtë aktivitetin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, biseduam me zonjën, Dr.Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës.

Sipas dr. Dollenberg është planifikuar edhe një bashkëbisedim me bashkëatdhetarët në myllje të konferencës me 26 qershor në Qendrën Kulturore Shqiptare ku bashkëatdhetarët tanë zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore. Të shpresojmë në një takim vëllazëror ku ne do ju ofrojmë këshilla dhe mundësi vaksinimi në ambulancat tona e ata do na joshin me ndonjë program kulturor pasi edhe qëllimi ynë është që të jemi sa më afër mërgimtarëve dhe të jemi në shërbim të tyre tha në fundë të bisedës Dr. Aurora Dollenberg

Konferenca e Brukselit shënon kulmin e aktivitetit tonë dhe jo rastësisht e kemi zgjedhur këtë vend. Sipas zonjës Dollenberg, konferenca ka për qëllim fuqizimin e rolit të mjekëve shqiptarë në vende të ndryshme të Evropës dhe këmbimin e përvojave të marra gjatë përiudhës së pandemisë Covid 19.

Gjatë kësaj periudhe ne si federatë kemi dhënë kontributin tonë nëpërmjet platformave digjitale ku janë përfshirë një numër i madh mjekësh,madje në shumë raste edhe në Televizionet tona kombëtare ku kemi shpalos përvojën tonë rreth protokoleve të trajtimit të covid 19 .

Tani pas vaksinimit të një numri të madh të qytetarëve, jemi pak më të lirë në levizje dhe na është dhënë mundësia që të bëjmë një takim direkt në Bruksel me ekspertë të fushave të mjekësisë nga shumë vende Europiane po edhe nga Shqipëria, Kosova dhe më gjërë.

Këte aktivitet pune e kemi titulluar, ” Diaspora në veprim”, dhe nga 23 qershori deri më 26 qershor, do kemi rastin që të njihemi me shumë mjekë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë Konferencë Ndërkombëtare në të cilën do shpalosën punimet e tyre mjekë të fushave të ndryshme mjekësore rreth Covid 19.

Në interesimin tim se a mund të na thotë ndonjë emër të mjekëve pjesëmarrës në këtë konferencë zonja Dollenberg me kënaqësi dha këtë përgjigje.

Jam shumë e lumtur që në konferencë do kemi përfaqësues nga shumë vende Evropiane, dhe nga vendet e origjinës së mjekëve shqiptarë si nga Shqipëria, Kosova, Spanja, Belgjika, Norvegjia, Anglia, Gjermania,dhe Italia.

Deri në këtë moment kemi këto konfirmime .Nga Shqipëria do marrin pjesë Prof.Dr.Mira Rakacolli,Profesore e Universitetit të Mjekësisë në fushën e Neurologjisë dhe Zv.Ministre e Shendetësisë , Dr.Skender Brataj, Drejtor I Urgjencës Kombëtare Mjekësore në Tiranë,Dr.Vjola Halili,Specialiste e Mjekösisö Ligjore dhe të Familjes. Nga Kosova Prof.Dr. Gani Bajraktari, Drejtues i departamentit të kardiologjisë dhe Profesor i Kardiologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Dr.Arbër Morina Kirurg i Përgjithshëm, Endoskopist, Kirurg Methabolik Obesitar. Nga Spanja kemi kënaqësinë që në mesin tonë ta kemi mjekun me famë Prof.Dr. Kita Sallabanda, Profesor i Neurokirurgjisë në Universitetin e Complutensse në Madrid, njëherit edhe President i Shoqatës së mjekëve në Spanjë. Në Bruksel do na pret Dr.Valbona Selimaj Kontoni, infektologe dhe Specialiste e Pediatrisë. Nga Norvegjia pjesëmarrjen e ka konfirmu Dr.Gazmend Berisha, Specialist për Mjekësi Interne dhe njëherit Kryetar i Federatës për Mjekët shqiptarë në Norvegji.

Edhe nga Anglia pjesëmarrës do jetë Kryetari i Federatës për mjekët shqiptarë Dr. Adi Fandi, i cili është edhe Specialist në mjekësinë Intensive. Nga Italia interesim për pjesëmarrje ka treguar edhe Dr.Rubena Maci, Specialiste e Mjekësisë së Përgjithshme.

Kam kënaqësinë të falenderoj edhe dy aktivistë të zëshëm të diasporës shqiptare të cilët e kanë përqafuar aktivitetin tonë dhe paraqitjen e tyre me dy kumtesa në këtë konferencë; Zotëri Ahmet Gjana është President i Shoqatës Vatra në Bruksel dhe njherit është edhe Nënkryetar i Komunës Molenbek në Bruksel i cili do paraqitet me kumtesën “Diaspora në Kryeqytetin e EU”. Ndërsa me kumtesën “Diaspora në Gjermani” do paraqitet në këtë konferencë Zonja Anduena Stephani, Konsule Nderi e Republikës së Shqipërisë në NRW të Gjermanisë dhe Presidente e Shoqatës “Ideal e.V”, Sipas Kryetares së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonjës Dr. Aurora Dollenberg, këtë konferencë që do mbahet nga 24 deri me 26 qershor pritet ta përshendesin dhe ti urojnë punë të mbarë edhe dy ambasadorët e dy shteteve shqiptare në Bruksel Zonj. Suela Janina, ambasadore e Republikës së Shqipërisë dhe Misionit Diplomatik të Shqipërisë në EU, dhe z. Astrit Zemaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Belgjikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments