Ndryshimi drastik, vëllezërit Çala nuk njihen që pas grabitjes së bujshme në Rinas

223

Ka qenë Kryeministri Rama që ka publikuar momentin e arrestimit të tyre teksa shkruan në postimin e tij se qeveria vijon luftën me “llumin e kësaj dynjaje”, ndërsa në video bie në dy ndryshimi drastik i vëllezërve Çala.

Ditën e djeshme bëri jo pak bujë arrestimi i vëllezërve Çala, të akuzuar për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas një vit e gjysmë më parë.

Në të majtë është Klement Çala, i arratisur nga burgu në Greqi dhe i akuzuar për një tjetër grabitje në afërsi të Rinasit, ndërsa në të djathtë është Eldi Çala, edhe ai i akuzuar për një tjetër grabitje në afërsi të Rinasit krahas asaj të 4.6 milion eurove.

? Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. #RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje?

Geplaatst door Edi Rama op Vrijdag 20 maart 2020