9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNdryshimet Kushtetuese, temë diskutimi e Saracin me forcat politike

Ndryshimet Kushtetuese, temë diskutimi e Saracin me forcat politike

Ndryshimet kushtetuese ishin temë e diskutimeve edhe me përfaqësuesë të forcave politike të përfaqësuara në Kuvend. Por, VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin e saj. Ata kanë ripërsëritur edhe para të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, qëndrimin se Kuvendi nuk ka mandat apo legjitimitet demokratik për të hapur apo ndryshuar Kushtetutën pa konfirmim dhe pa dhënë ofertë për zgjedhje.  

“Theksuam se organizatat serioze joqeveritare të shoqërisë civile që merren me integrimet evropiane kanë treguar prej kohësh se vlerësimi i tyre është se kjo nuk do të jetë as kërkesa e parë dhe as e fundit, kërkesa apo shantazhi i Bullgarisë, prandaj kjo ndërmarrje e pamenduar duhet të trajtohet me kujdes një vendim që të mos përballemi me një bllokadë të dytë, të tretë apo të katërt, shantazh që do të vijë në kurriz të disa çështjeve historike.”, – deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska –Vançeva, është e mendimit se pikërisht zgjidhja e kontestit me Bullgarin do të zgjerojë perspektivën e shtetit.  

“Përfshirja e Bullgarëve në Kushtetutën tonë në asnjë rast dhe me asnjë kusht nuk do të thotë se mund të rrezikojë identitetin maqedonas. Përkundrazi, me mbylljen e kësaj çështjeje do të zgjerohen perspektivat e shtetit tonë dhe duhet të shfrytëzojmë momentin, si dhe shansin.”, – theksoi Snezhana Kalevska-Vançeva nga LSDM.

Sipas njoftimeve të Qeverisë, Ndryshimet Kushtetuese duhet të bëhen deri në nëntor dhe më pas automatikisht do të bëhet hapja e kapitujve. E për t’u arritur këto ndryshime është formuar grup ekspertësh, mbledhja konstituive e grupit të punës u mbajt më 26 prill, por puna e tyre po vonohet, sepse është mbajtur vetëm një mbledhje dhe akoma nuk është miratuar rregullorja e punës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments