20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaNdihmës-Sekretar i SHBA-së, James O’Brien në Paris, do të takojë Kurtin

Ndihmës-Sekretar i SHBA-së, James O’Brien në Paris, do të takojë Kurtin

Ndihmës-sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien do të udhëtojë në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, 9-14 nëntor 2023.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit bëhet e ditur se O’Brien do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ndërkaq në kuadër të takimeve me liderë evropianë, do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale.

Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments