12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNdihmat mjekësore të Turqisë mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut

Ndihmat mjekësore të Turqisë mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut

“Avioni kargo i Forcave të Armatosura Turke që sot mbërriti në Shkup është avioni i dytë në një muaj të fundit, me ndihma mjekësore për Maqedoninë e Veriut që kemi lidhje të rrënjosura historike”, tha Sekizkök

Shkup

Avioni ushtarak i Turqisë me ndihma mjekësore për Maqedoninë e Veriut në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) mbërriti në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia vazhdon ndihmat e saj mjekësore për shtetet të cilët janë prekur nga COVID-19.

Ndihmat e dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u pritën nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, zv/ministri i Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë së Veriut, Gönül Bayraktar, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, Sekretari shtetëror për Arsim dhe Shkencë Enver Hüseyin, kryetari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke (TDP) Beycan Ilyas dhe zyrtarë të tjerë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Ambasadori Sekizkök, ndihmat mjekësore të Gjysmëhënës së Kuqe Turke ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Saiti.

Sekizkök, në deklaratën për gazetarët tha se ky kërcënim i pandemisë globale mund të tejkalohet me bashkëpunim ndërkombëtar, ndihma dhe solidaritet efektiv.

Ai tha se Turqia në këtë drejtim është duke u interesuar me të gjithë botën dhe dërgon ndihma mjekësore anembanë botës. “Avioni kargo i Forcave të Armatosura Turke që sot mbërriti në Shkup është avioni i dytë në një muaj të fundit, me ndihma mjekësore për Maqedoninë e Veriut që kemi lidhje të rrënjosura historike”, tha ai.

Sekizkök theksoi se ndihmat mjekësore janë pasqyrim konkret i bashkëpunimit dhe solidaritetit të mirë mes Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë dhe Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur shpresën se Maqedonia e Veriut së shpejti t’u kthehet ditëve të shëndetshme.

Ndërsa Bayraktar, nga ana e tij, përcolli përshëndetjet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Ai tha se Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe më parë ka dhënë ndihma të tilla, falënderoi presidentin e Turqisë, Erdoğan si dhe zyrtarët e institucionit turk, kryetarin e Përgjithshëm, Kerem Kınık dhe drejtorin e përgjithshëm, Ibrahim Altan.

“Besoj se do të ketë vazhdim të kësaj”, tha Bayraktar.

“Ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut i vlerësojmë këto ndihma”, shtoi ai duke tërhequr vëmendjen në bashkëpunimin mes Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë dhe Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Saiti theksoi se një pjesë e ndihmave në fjalë do t’u jepen punonjësve shëndetësorë ndërsa një tjetër qytetarëve dhe ekipeve të Kryqit të Kuq që punojnë në terren.

“Ndihmat përbëhen prej 77.000 maskave, 2.000 kominosheve, 10.000 dorëzave, 2.000 syzeve”, tha ai duke potencuar se ndihma do të ndihmojë shumë në punën e tyre.

“Sigurisht, çdo ndihmë është e mirëseardhur, veçanërisht ndihmë nga miqtë e dëshmuar. Shteti turk është miku i dëshmuar i vendit tonë. Gjysmëhëna e Kuqe Turke është partneri i dëshmuar i institucionit tonë”, tha Saiti.

Kujtojmë se avioni i parë me ndihma mjekësore të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë më 8 prill arriti në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments