19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeNdër kandidatët shqiptarë për president gjatë zgjedhjeve nga pavarësimi i Maqedonisë, që...

Ndër kandidatët shqiptarë për president gjatë zgjedhjeve nga pavarësimi i Maqedonisë, që kanë marë vota më shumë kryeson Muharem Nexhipi i PDSH-së.

Nga pavarësimi i RMV-së, nga kandidatët shqiptarë që ka marrë më shumë vota në cikle zgjedhje presidenciale kryeson Muharem Nexhipi

Muharrem Nexhipi që garoi në zgjedhjet e 1999 nga radhët e PDSH-së është kandidati i parë shqiptar për president që ka fituar numër rekord të votave në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni

Ai arriti të fitojë 155.978 vota shqiptare.  Për 20 vite me radhë, asnjë kandidat tjetër shqiptar nuk ka arritur të kalojë numrin e votave.

Muharrem Nexhipi madje kishte fituar më shumë vota se Stojan Andovi i Partisë Liberale me 111.982 vota. Kundërkandidat i tij nga PPD ishte Muhamed Halili që fitoi 45.731 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2004, Gëzim Ostreni i BDI-së mori 134.208 vota, ndërsa Zudi Xhelili nga PDSH fitoi 78.714.

Në vitin 2009, në zgjedhjet Presidenciale, Imer Selmani nga Demokracia e Re mori 147.547 vota, i pasuar nga Agron Buxhaku i BDI-së me 73.629 dhe Mirushe Hoxha me 30.225 vota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments