6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeNATO KYÇET TËRËSISHT NË PATRULLIMIN AJROR ME AVAKS DHE F-16 NË...

NATO KYÇET TËRËSISHT NË PATRULLIMIN AJROR ME AVAKS DHE F-16 NË QIELLIN MBI MAQEDONINË E VERIUT (VIDEO)

Dy avionë luftarakë F-16 të NATO-s dhe AWAC, të cilët po marrin pjesë në patrullimet ajrore mbi Maqedoninë e Veriut, zbarkuan sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Zbarkimi i aeroplanëve të luftës, të cilat më parë kishin fluturuar mbi Shkup, shënoi përfshirjen zyrtare të hapësirës ajrore të Maqedonisë Veriore në sistemin e patrullimit ajror të NATO-s.

Në kuadër të demonstrimit të atij misioni të NATO-s, avionët në aeroportin e Shkupit u pritën nga ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe komandanti i Qendrës së NATO-s për Operacione të Kombinuara Ajrore, gjenerallejtënant Fernando de la Cruz Caravaca.

Shekerinska tha se misioni i NATO-s për patrulla shërbimi në qiellin e Maqedonisë Veriore mund të shihet sot në aeroportin në Petrovac dhe theksoi se kështu hapësira ajrore e Maqedonisë është përfshirë plotësisht në sistemin e patrullimit ajror të Aleancës.

“NATO mbron, NATO bashkohet dhe NATO forcohet. Sot patëm rastin të shohim se si po ndodhin para syve tanë këto tri synime dhe detyra të Aleancës. Mund të shihnim se si, duke u anëtarësuar në NATO, Maqedonia Veriore, si anëtarja e 30-të e Aleancës, është më e fortë dhe më e mbrojtur. Nga sot mund të themi se siguria e qiejve tanë është pjesë e sigurisë së NATO-s. Ky është ndoshta rezultati më i dukshëm i qëllimit tonë strategjik – anëtarësimit në NATO”, tha Shekerinska.

Komandanti i Qendrës së NATO-s për Operacionet e Kombinuara Ajrore me seli në Torregon, gjenerali Fernando De la Cruz Caravaca, tha se “aeroplanët e NATO-s që shihni sot janë një shembull i atyre 24/7 që garantojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin tonë të të gjithë qytetarëve”.

Avioni i NATO-s, AWACS tashmë ateroi në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit. Në këtë aktivitet, mbi kryeqytet organizohet aktivitet për demonstrimin dhe mënyrën e zbatimit të misionit të NATO-s për patrullim ajror mbi Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, publiku mund të njoftohet dhe të jetë dëshmitar i mënyrës se si zbatohet patrullimi ajror dhe po ashtu të njoftohet me avionët ushtarak të NATO-s si F-16.

Me këtë ngjarje, shënohet edhe përfshirja e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e NATO-s për patrullim ajror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments