5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeNata e parë në rezidencë, kryeministri i ri i Skocisë fal namazin...

Nata e parë në rezidencë, kryeministri i ri i Skocisë fal namazin me familjen

Kryeministri i sapozgjedhur i Skocisë, Humza Yousaf, së fundmi ka ndarë një foto për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku tregohet momenti kur ai drejton familjen e tij në lutjet, në natën e tij të parë në rezidencën zyrtare, Bute House.

Ai shkruan se kjo është lutja e parë që bëjnë ato si familje në statusin e tij zyrtar.

“Një moment i veçantë duke e çuar familjen time në lutjet në Bute House siç është zakon pasi e kemi prishur agjërimin së bashku”, ka shkruar ai në Tëitter.

Ndërkohë kujtojmë se parlamenti skocez zgjodhi Yousaf, kreun e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), si ministrin e ri të parë të martën, ku 37-vjeçari mori shumicën e dhomës me 71 vota.

Yousaf u bë myslimani i parë që drejton një parti të madhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe është lideri i parë i pakicës etnike i një qeverie të decentralizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Udhëheqësi i Partisë Konservatore Skoceze, Douglas Ross doli i dyti në garë, duke marrë 31 vota.

Përpara votimit parlamentar, Yousaf konkurroi me rivalët brenda partisë, duke mposhtur rivalen Kate Forbes në një garë të ngushtë me Ash Regan në të tretin.

Pas raundit të dytë, kur Regan u eliminua, Yousaf fitoi 52.1% të votave ndaj 47.9% të Forbes.

Yousaf, i cili iu bashkua SNP-së në vitin 2005, ishte gjithashtu sekretari i parë i Kabinetit të Azisë Jugore dhe i pari mysliman që shërbeu në qeverinë skoceze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments