12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeNafta po shtrenjtohet për të tretën ditë radhazi

Nafta po shtrenjtohet për të tretën ditë radhazi

Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë Veriore ka miratuar Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,41% krahasuar me vendimin e datës 1.06.2022.

Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme janë rritur mesatarisht: për benzinën me 2,027%, për naftën me 2,774%, për vajin ekstra të lehtë me 2,650% dhe për karburantin me 0,69%.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe vajit ekstra të lehtë shtëpiake (EL-1) dhe karburantit M-1 NS nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi me pakicë i EURODIESEL (DE V) rritet me 2,00 denarë / litër.

Nga data 3.6.2022 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

benzin EUROSUPER BS – 95 107.00 (dena/litër)

benzin EUROSUPER BS – 98 109.00 (denarë / litër)

Karburanti dizel EURODIESEL BS (DE V) 99.50 (denarë / litër)

Vaj për djegie Extra light 1 (EL-1) 95.50 (denar/litër)

Naftë M-1 NS 54,640 (denarë / kg)

Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,101%.

Përmendim se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.6.2022.

Shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës dhe karburanteve të transportit mund të vendosin çmime për disa produkte të naftës dhe karburante për transport më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara, tha ERC në një deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments