15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMyqereme Rusi profesoresha që kaloi pa frikë mes kordonëve policorë dhe mbajti...

Myqereme Rusi profesoresha që kaloi pa frikë mes kordonëve policorë dhe mbajti ligjëratat e para në UT

Të gjithë flasin për guximin e profesoreshën Myqereme për të kaluar përmes kordonëve policorë në kohën kur një grup intelektualësh kërkonin shkollimin universitar shqip. Flasin për guximin që kishte për të mbajtur ligjëratat e para , për marrjen në mbrojtje të shumë kauzave të rëndësishme për kohën. Duke qenë në krye të Lidhjes së Gruas Shqiptare në Maqedoni ajo bashkë me gratë intelektuale të pashoqe jo vetëm luftuan për emancipimin e grave, por ishin shembull me mënyrën si paraqiteshin. Kësaj radhe po sjellim jetëshkrimin e saj bashkë me fotografitë që profesoresha i ka ndarë nga albumi i saj.

Myqereme Rusi- Fotografi personale nga aktivitetet e saja
Myqereme Rusi- Fotografi personale nga aktivitetet e saja

Myqerem Rusi lindi në Tetovë. Studimet i vazhdoi në Universitetin ‘’ Shën Kirili’’ të Shkupit, ku diplomoi në Fakultetin Filozofik në degën Psikologji e përgjithshme. Tre vite punoi në qendrën Mjekësore të Ferizajit në Kosovë. Në vitin 1985 u punësua në gjimnazin e Tetovës si mësimdhënëse e lëndës së psikologjisë. Prej vitit 1988 vazhdoi punën në shkollën e Mesme të Mjekësisë. Prej themelimit të Universitetit të Tetovës në vitin 1994, dy vite punoi si asistente dhe ligjëruese e lëndës së psikologjisë me akademik Pajazit Nushin.

Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal takimet dhe aktivitetet
Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal takimet dhe aktivitetet

Ne vitin 1995 mbrojti temën për kandidate shkencash, pranë departamentit të shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës ku dhe doktoroi në fakultetin e njejtë në vitin 1997. Në vitin 1992 zgjidhet kryetare e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Maqedonisë. Me aktivitet e Lidhjes së Gruas Shqiptare arrin të afirmojë pozitën e femrës shqiptare në Maqedoni në takime të ndryshme me faktorin ndërkombëtar. Është nënshkruesja e parë si kryetare e LGSH- së dhe si intelektuale e aktit të themelimit të Universitetit të Tetovës. Gjatë themelimit të Universitetit të Tetovës, pas burgosjes së një numri të themeluesve , mbajti ligjëratat e para nën rrethimin e forcave të mëdha policore në Mejtepin e Xhamisë në Reçicën e Vogël të Tetovës. Natën e nënshkrimit të aktit me vetëmohim dhe trimëri mbrojti dokumentet e themelimit të UT-së. Prof. Dr. Myqeremja ishte zonja, që në deklaratën për media natën e themelimit promovoi foshnjën e porsalindur të quajtur Universiteti i Tetovës.

Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal igjëratat e para
Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal igjëratat e para
Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal takimet dhe aktivitetet
Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal takimet dhe aktivitetet

Në 6 mars të vitit 1998 në qendër të Shkupit mbahet protesta e përbashkët e partive politike në pozitë dhe opozitë dhe LGSHM, ku në emër të LGSHM -së Myqereme Rusi e mori në mbrojtje UÇK – në e Kosovës dhe e përkrahën haptazi duke dënuar dhunën që ushtrohej ato ditë ndaj familjes Jashari. Më 14 Mars të vitit 2001, në mitingun e mbajtur në qendër të Tetovës, promovoi UÇK-në si forcë çlirimtare para faktorit ndërkombëtar dhe të vendit.

Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal takimet dhe aktivitetet
Myqereme Rusi- Fotografi personale ngal takimet dhe aktivitetet

Është me rëndësi të theksohet se Myqereme Rusi është nënshkruese dhe organizatore e të gjitha protestave të mbajtura prej vitit 1993 deri në 2001. Udhëhoqi lëvizjen e grave shqiptare me mbi 10000 anëtare. Ajo ishte në ballë të protestave më të tensionuara të viteve të 90-ta dhe fillimeve të viteve 2000. Influencën dhe aktivizmin e saj e bëri duke shkuar shtëpi për shtëpi për t’i bindur shqiptarët e zonave rurale t’i shkollojnë vajzat.

Myqereme Rusi- Fotografi personale me të shoqin, bashkëveprimtarin Arben Rusin
Myqereme Rusi- Fotografi personale me të shoqin, bashkëveprimtarin Arben Rusin

Gruaja në ballë të kauzës së themelimit të Universitetit të Tetovës, që u rezistoi kërcënimeve, tabuve, bisedave informative, policisë dhe çdo presion tjetër. Protestat e Lidhjes së Gruas në krye me zonjat e dëshmuara nuk ishte thjeshtë një lëvizje feministë, por një lëvizje për të drejta njerëzore të barabarta, lëvizje që bashkëpunoi me formacionet politike të vendit dhe jashtë vendit, zëri i tyre i protestës u dëgjua shumë larg, deri në New York dhe si e tillë ngelet një lëvizje e papërsëritshme në trevat shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments