MUSTAFA I JEP ULTIMATUM KURTI: ANULO SHKARKIMIN E VELIUT DHE HIQE TAKSËN

211

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka dhënë ultimatum kryeministrit Albin Kurti njëherësh edhe partnerit të tij të koalicionit, të heq taksën dhe të anulojë vendimin për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.  

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Mustafa i ka dhënë ultimatum Kurtit deri në fund të kësaj jave, përcjell Gazeta Insajderi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Kjo sipas Kurtit, pas deklaratave që ministri Veliu i kishte bërë mbrëmë, për të cilat nga qeveria thonë se përhapin panik te qytetarët.

Insajderi ka siguruar vendimin e kryeministrit Kurti për lirimin nga pozita të ministri Veliu. Ky vendim i është dërguar ministrit të shkarkuar Veliu, si dhe zëvendëskryeministrave e ministrave të tjerë të qeverisë. /Insajderi.com

“Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim për heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, ka shkruar Mustafa.