22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMusa Xhaferi: Pas të gjithë dështimeve, mos të habitemi kur “Ballistët” e...

Musa Xhaferi: Pas të gjithë dështimeve, mos të habitemi kur “Ballistët” e Shkëndijës na ofendojnë dhe na fishkëllejnë

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi në “Programi 200” në Alsat tha se përgjegjës për dështimet e projekteve kapitale në vendbanimet shqiptare janë të gjithë ministrat e partisë së tij. Ai poashtu shtoi se asnjëri prej tyre nuk duhet ta marrë si fatkeqësi largimin eventual të tyre nga pozita, përcjell Nistori.

“Ne lejuam që të mos kemi kontrollë dhe erdhi puna ne humbëm bastionin më të madh shqiptar, siç është Tetova dhe rrethina. Pse? Ne premtuam që do të rindërtojmë stadiumin e KF Shkëndija, për atë edhe ia dhamë në pronës komunës në vitin 2013, kur zonja Arifi do të kandidonte se ne do të bëjmë investime për ta ngritur spitalin e Tetovës në spital rajonal dhe ku janë ato premtime? Pastaj ne çuditemi se tifozëria e qytetit më të madh, e klubit më tradicional që është një identitet i Pollogut, siç është Shkëndija dhe simpatizuesit “Ballistët”, na ofendojnë dhe na fishkëllojnë. Ne do të reflektojmë. Ata nuk e bëjnë nga inati, edhe ata janë shqiptarë si ne. Edhe ata kanë dikë që është aktivist në BDI. Pastaj, duke pasur edhe Universitetin dhe Fakultetin e Mjekësisë dhe duke pas vendime qeveritare se, Spitali i Tetovës do të jetë një spital rajonal, ku i gjithë Pollogu do të mund të merr shërbime, ka stagnim. Atëherë unë pyetëm, me çka janë marrë këto ministrat?” – deklaroi Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments