9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaKronikëMuhamed Zeqiri mbërriti në Gjykatën Penale

Muhamed Zeqiri mbërriti në Gjykatën Penale

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Muhamed Zeqiri, i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasdite ka mbërritur në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ku do të paraqitet para gjykatës në procedurë paraprake, pas propozimit të Prokurorisë për paraburgimin e tij.

Më herët, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Penale – Shkup, ka lëshuar urdhër në stacionin kompetent policor për përcjelljen e Muhamed Zeqirit, por ai ka mbërritur në gjykatë i vetëm i shoqëruar nga avokati i tij.

Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër “për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy shtetasve kroatë dhe një funksionar të Qeverisë së RVM-së në cilësi të personit zyrtar, i dyshuar se ka kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”Zeqiri dyshohet se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, pa kryer procedurën e duhur të prokurimit publik, ka lidhur kontratë për shërbime konsulente me një person juridik në të cilën i kanë ndihmuar shtetasit e dyshuar kroatë. Të dyshuarit për personin juridik me veprimet e ndërmarra kanë përfituar dobi të konsiderueshme pasurore kundërligjore në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shumë më e madhe se 795.000 euro, gjegjësisht shuma e kontraktuar për kryerjen e shërbimeve konsulente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments