5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeMuhamed Zekiri provokon Bujar Osmanin

Muhamed Zekiri provokon Bujar Osmanin

Pas publikimit të të arriturave të ministrave të BDI-së për rritjen e pagës në arsim, ka reaguar deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri. Ai thotë se ministrat e BDI-së nuk janë meritorë për rritjen e rrogave në arsim, pagën minimale, si dhe Tetarin shqiptar. Deputeti Zekiri thotë se këto janë të arriturat e qeverisë me në krye kryeministrin Zoran Zaev.

“Nëse kthehemi me rritjen e pagave të arsimtarëve që dolën disa ministra të BDI-së të lavdërohen, unë reagova se dhe ata kanë qenë në atë ministri edhe me herët në kohen e VMRO-DPMNE-së  dhe nuk kanë qenë të aftë ta zgjidhin riemërimin e tri shkollave në Çair e lere ta bëjnë ketë punë të cilën e bëri qeveria nga LSDM-ja edhe nga kryeministri Zoran Zaev. Unë nuk dua t’ia hedh poshtë meritat e dikujt, mirëpo nuk do të lejoj që dikush të shkruaj në konton e tyre se ai është meritori për këto të arritura. Dihet kush është kryeministri dhe bartësi i pushteti dhe çka kemi premtuar në fushatë. Punë edhe tjetër që më irritoi në opinion këto ditë  ishte edhe lëvdata e zv/kryeministri Osmani, me Tetarin shqiptar edhe absolutisht është një proverbë, një fjalë popullore thotë “me atë që dhija krenohet, delja turpërohet”, deklaroi Muhamed Zekiri nga LSDM.

Tv21 ka pyetur zv kryeministrin Osmani, por ai thotë se do të komentojë vetëm deklaratat  e partisë LSDM-së, e jo të Zekirit pasi që atë e demanton edhe vetë partia e tij.

“Pas çdo deklarate te Zekirit, distancohet partia e tij nga ai vet që flet shumë për të, ashtu që do komentoj vetëm deklaratat e partisë, të tijat janë jorelevante dhe të kota. Do të pres të distancohet  partia e tij pastaj do të komentojmë qëndrimin e partisë”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Zv/kryeministri Bujar Osmani, në profilin e tij u lëvdua se kanë rritur rrogën 20% të mësimdhënësve. Përveç kësaj ai u fotografua në Tetarin Shqiptar në Shkup, duke thënë se bëmë “provën e parë” të promovimit të teatrit super modern shqiptar në Shkup si qendër e re e kulturës shqiptare në vendin tonë. Ai gjithnjë në postimet e tilla promovon parullën e partisë së tij. BDI – U tha, U bë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments