9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAktivitetet e Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili

Aktivitetet e Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, e hapi manifestimin “Burimet e Sharrit”

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Qendrën e Kulturës në Tetovë mbajti fjalim në ceremoninë e hapjes së festivalit republikan tradicional të folklorit të stilizuar “Burimet e Sharrit”. Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve vuri në dukje se ky manifestim paraqet një shfaqje të një numri të madh grupesh folklorike, secili në mënyrën e vet, në mënyrë unikate e përfaqësojnë vendin e vet, por edhe çdo zonë, traditën e së cilës e përfaqësojnë.
“Sivjet jam krenar edhe për faktin se Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbështetëse e këtij evenimenti kulturor i cili është një vlerë e shtuar në ofertën kulturore të Tetovës dhe në një mënyrë të jashtëzakonshme e pasuron edhe jetën kulturore të qytetit. Tetova këto ditë do të pulsojë me traditën, vallet, këngët, folklorin, të cilat janë një kategori universale e civilizimit dhe pjesë e trashëgimisë kulturore botërore që është tipari kryesor i çdo kombi”, tha ministri Ismaili para të pranishmëve.
Në festivalin “Burimet e Sharrit” sivjet interpretojnë ansamblet folklorike nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Republika e Shqipërisë.

Image may contain: 5 people, people on stage

Ministri i Kulturës,Hysni Ismaili, mori pjesë në promovimin e veprës “Gramatika e gjuhës bashkëkohore rome”

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Ministri i Kulturës,Hysni Ismaili, mori pjesë në promovimin e veprës “Gramatika e gjuhës bashkëkohore rome”

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Klubin e Deputetëve mori pjesë në promovimin e veprës “Gramatika e gjuhës bashkëkohore rome”, eveniment ky i organizuar nga ministri i ngarkuar për zbatimin e Strategjisë për Romët, Muzafer Bajram. Në evenimentin, fjalim kishte edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa në lidhje me veprën, fjalim mbajti edhe profesori Latif Demir, i cili është edhe autor i gramatikës së re të gjuhës rome.

Ministri i Kulturës,Hysni Ismaili, mbajti fjalim në debatin publik për Rajonin e Ohrit

Image may contain: 4 people, people sitting

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Klubin e Deputetëve mbajti fjalim në debatin publik për Draft-Planin për Menaxhim me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit 2019 – 2028 dhe Draft-Raportin për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit Jetësor për Planin për Menaxhim me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit 2019-2028. Në fjalimin e tij, ministri i Kulturës, Ismaili, theksoi se Grupi i Punës, i përbërë nga ekspertët e disa institucioneve kompetente në periudhën e kaluar punoi me përkushtim në zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s në drejtim të ruajtjes së statusit të trashëgimisë botërore të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit.

“Në kontekstin e evenimentit të sotëm, dëshiroj t’ju informoj se këto materiale që janë vënë në debatin publik, në versionin e punës, deri në fillim të dhjetorit, në faqet e internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të jenë në dispozicion të publikut, dhe u bëj thirrje të gjithë faktorëve të interesuar relevantë që të prononcohen me vërejtjet e tyre. Ato komente që do të pranohen, do të përfshihen në Draft-Planin, pas së cilës ai do të dorëzohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u shqyrtuar dhe miratuar. Ndërkohë, Draft-Plani është dërguar edhe në UNESKO për t’i dërguar vërejtjet” theksoi ministri i Kulturës Ismaili në fjalimin e tij. Ai theksoi se përpilimi i Planit për Menaxhim krijon një platformë kombëtare për menaxhim me vlerat e jashtëzakonshme të Rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore, ndërsa me zbatimin e tij do të sigurohet integrimi i trashëgimisë kulturore në qëllimet ekonomike bashkëkohore me mirëkuptim të ndërsjellë dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe promovim të vlerës së jashtëzakonshme si njëri nga potencialet kryesore të njohjes së Rajonit në hartën botërore.

Në debatin publik, fjalime patën edhe Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Edmond Ademi, ministër pa resor i ngarkuar për Diasporën. Në evenimentin u mbajt edhe prezantimi publik i Draft-Planit për Menaxhim me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit 2019 – 2028, në të cilën fjalime kishin Ana Petrovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Zoran Pavllov nga Komisioni për Menaxhim me Trashëgiminë Kulturore dhe Natyrore të Rajonit të Ohrit. Në prezantimin publik të Draft-Raportit për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit Jetësor të Rajonit të Ohrit 2019-2028 fjalë kishte edhe Martina Blinkov, ekologe e diplomuar nga Instituti i Ndërtimtarisë i Maqedonisë.
Këto dy dokumente të rëndësishme deri në fillim të dhjetorit do të jenë në dispozicion të publikut përmes faqeve të internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për t’i dërguar vërejtjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments