12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMuhamed Zekiri-Muki/ O ju Imam, është turp që t`i miratoni veprimet e...

Muhamed Zekiri-Muki/ O ju Imam, është turp që t`i miratoni veprimet e Rezil ulema Sulejman Rexhepit

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka reaguar në profilin e tij në Facebook ndaj deklaratave të fundit të Reis Ulemasë, Sulejman efendi Rexhepi, transmeton Almakos.

Zekiri në shkrimin e tij në Facebook që më poshtë po ua sjellim të plotë, tregon se është e turpshme që të bësh deklarata të tilla nga një udhëheqës i një institucioni fetar.

Ai i fton institucionet kompetente në Maqedoni që të reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes së Reis Ulema Sulejman efendi Rexhepit:

E lexova sot në mëngjes Sasho Ordanovskin për Rezilin e Reisin dhe e kuptoj që deri në pikën e fundit ka qenë i kujdesshëm gjatë zgjedhjes së fjalëve që i ka përdorur në kolumnën e tij. Por, i dashur Sasho, për një “ njeri” siç është Rezil ulema Sulejman Rexhepi nuk është e nevojshme të jeni aq i kujdesshëm pasi që ai nuk meriton atë kujdes, e as respekt nga askush në vendin tonë, sidomos nga besimtarët mysliman të cilën fatkeqësisht ai kriminel dhe jo njeri edhe më andej i përfaqëson.

Mua më vjen mirë që tashmë nuk ka nevojë aq shumë të investoj dhe të dëshmoj se kush dhe si është në esencë Rezil ulema Sulejman Rexhepi. Tashmë i tërë opinioni maqedonas e ka të qartë se për çfarë “ njeriu “ bëhet fjalë.

Edhe si gazetar edhe si deputet gjithmonë kam përmendur krimet dhe sjelljen jo njerëzore të këtij “ njeriu “ dhe do të vazhdoj këtë ta bëj pasi që ai është TURP fillimisht për të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë islame në Republikën e Maqedonisë Veriore, dhe pastaj edhe për tërë shtetin.

Rezil ulema Sulejman Rexhepi pozicionin kryetar i BFI-së e ka uzurpuar me Kallashnikov, me kërcënime dhe shpërndarjen e frikës, diçka që disa herë deri më tani e kam përmendur. Prej më shumë se dhjetë vite zgjat vetëkënaqësia e tij në atë institucion. Edhe pse është më i thirrur që të veprojë në korniza të asaj që na mëson ISLAMI, gjegjësisht të jetë i drejtë dhe t`i respektoje dallimet, ai po e bën pikërisht të kundërtën.

Ajo që ai po e bën me vite, mua sinqerisht nuk më habit. Por habitem ndaj imamëve dhe anëtarëve të trupave më të lartë të BFI-së që po vazhdojnë të heshtin ndaj gjithë asaj që ky “ njeri “ po e bën, të heshtin edhe më andej si kukuvajka dhe t`i frikësohen këtij “ njeriu “.

Të nderuar imam, mos u frikësoni, mos heshtni, TURP është që ta bëni këtë dhe me heshtjen tuaj t`i miratoni hapat e Rezil ulema Sulejman Rexhepi.

TURP është para besimtarëve, e sidomos para Allahut që ta miratoni atë që nuk e miraton feja të cilës i përkisni dhe të cilën e ligjëroni para besimtarëve.

Në librin e shenjtë në Kur`an, në suren “El-Maide”, ajeti 8, Allahu thotë:

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.”

Në fund edhe njëherë publikisht i ftoj institucionet kompetente që të vazhdojnë me atë që kanë nisur, me kontrollin e fuqishëm të punës së BFI-së dhe bashkësive tjera fetare. Askush nuk guxon që të jetë mbi ligjin. Të gjithë jemi të barabartë para ligjeve!!!

P.S. Rezil ulema Sulejman Rexhepi duhet që të përgjigjet edhe për shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes. Tani fjalën e ka Prokuroria Publike.

Muhamed Zekiri

5 hrs · 

Го читав утринава Сашо Орданоски за Резилот на Реисот и го разбирам што бил крајно внимателен при изборот на зборови што ги користел во неговата колумна. Но, драг Сашо, за ваков “човек” каков што е Резил улема Сулејман Реџепи не е потребно да сте толку внимателен оти тој не заслужува никакво внимание, ниту почит од никого во нашава земја, вклучително и муслиманските верници кои за жал тој криминалец и нечовек и натаму ги претставува. 
Мене ми е драго што веќе нема потреба толку многу да се вложувам и докажувам кој и каков е во суштина Резил улема Сулејман Реџепи. Сега веќе на цела македонска јавност ù е јасно за каков “човек” станува збор. 
И како новинар и како пратеник секогаш сум посочувал на криминалите и нехуманото однесување на овој “човек” и ќе продолжам тоа да го правам затоа што тој е СРАМ прво за сите припадници на исламската заедница во Република Северна Македонија, а потоа и за цела држава. 
Резил улема Сулејман Реџепи позицијата поглавар на ИВЗ ја има узурпирано со Калашникови, со закани и сеење страв, нешто што безброј пати до сега сум го посочил. Повеќе од 10 години трае неговото самоволие во таа институција. Иако е најповикан да постапува во склад со тоа на што нè учи ИСЛАМОТ, имено да биде праведен и да ги почитува различностите, тој го прави токму спротивното. 
Тоа што тој го прави со години, мене искрено не ме зачудува. Прво им се чудам на имамите и членовите на највисоките тела на ИВЗ кои продолжуваат да замижуваат на сето она што овој “човек” го прави, и натаму молчат како кукавици и се се плашат од овој “човек”. 
Почитувани имами, охрабрете се, не молчете, СРАМОТА е тоа да го правите и со вашиот молк да ги одобрувате постапките на Резил улема Сулејман Реџепи. 
СРАМОТА е пред верниците, а пред сè пред Алах (Бога) да го одобрувате тоа што не го одобрува верата на која припаѓате и која ја проповедате пред верниците. 
Во светата книга Куран во сурата “Ел Маиде” се вели: 
“O, верници бидете праведни кога судите, бидете истрајни во тоа и заради Алах сведочете праведно! И омразата кон еден народ нека не ве натера да бидете неправедни. Праведноста е поблиску до богобојазливоста. Плашете се и од Алах. Алах, навистина, е Известен за она што го работите!”
На крај уште еднаш јавно ќе повикам надлежните институции да продолжат со она што го започнаа, со силната контрола на работата на ИВЗ и останатите верски заедници. Никој не смее да е над законот. Сите сме исти пред законите!!!

П.С. Резил улема Сулејман Реџепи мора да одговара и за ширење говор на омраза. На потег сега е Јавното обвинителство.See Translation

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments