28 C
Tetovo
E martë, 25 Qershor, 2024
BallinaLajmeMucunski-nënkryetari VMRO -DPMNE-së: Nuk mbështesim heqjen e 20%-it nga Kushtetuta

Mucunski-nënkryetari VMRO -DPMNE-së: Nuk mbështesim heqjen e 20%-it nga Kushtetuta

VMRO DPMNE-ja nuk do të mbështesë heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta dhe zëvendësimin e tij me termin gjuha shqipe.

Nënkryetar i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski, në Programin 200 në Alsat tha se janë të hapur të diskutojnë për implementimin e modelit kroat në preambulën e kushtetutës, por jo për zgjidhje që siç tha ai imponojnë binacionalizëm.

“Kërkojmë të përgjigjemi në diçka që është abstrakte që është thënë një birfing me gazetarë. Mënyra të tilla të futjes së amendamenteve kushtetuese nuk do të mbështesim. Por jemi të hapur të diskutojmë atë, siç e argumentoi edhe profesoresha Gordana Siljanovska të implementojmë për shembull një model kroat dhe përse të mos flasim për amendamente të tilla kushtetuese. Pra ta marrim preambulën e Kushtetutës së Kroacisë ta kopjojmë në kushtetutën tonë dhe për një model të tillë dhe çështje të tillë jemi të hapur të diskutojmë. Por një përpjekje të tillë, të imponohet një binacionalizëm në Maqedoni në momentin kur duhet të flasim për koncept qytetar të funksionimit të shtetit është shumë i gabuar dhe skajshmërish retrograd, antievropian dhe në kundërshtim me interesat e të gjitha bashkësive etnike”, deklaroi Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.alsat.m

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments