Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se deri më tani vetëm agjencia amerikane ka dhënë rekomandim për dozën e tretë të vaksinës Fajzer, por në pacientët me imunitet të dëmtuar. Këta janë, siç tha ai, pacientë që transplantohen dhe ata me dializë kronike. Filipçe theksoi se sipas analizës, doza e tretë e vaksinës Fajzer – doza përforcuese e rrit ndjeshëm efektivitetin e saj.
Në këtë moment, ende zgjasin studimet lidhur me atë çfarë efekti ka doza e tretë të vaksinës. Një nga studimet e fundit që doli ishte një studim në Izrael që zbuloi se efikasiteti u rrit ndjeshëm pas një doze të tretë të vaksinës. Sipas informacioneve tona, kompania Fajzer ka shkuar më larg në këtë pjesë”, tha Filipçe në paraqitjen e sotme në ditarin e Sitel.
Ai theksoi se vaksina Fajzer rrit ndjeshëm efektivitetin e të gjitha shtameve të virusit, edhe ndaj alfa, beta dhe delta të virusit kur bëhet fjalë për aplikimin e dozes së tretë.
Ai theksoi se ne tashmë kemi një rekomandim për pacientët që janë transplantuar dhe pacientët që janë në dializë kronike. Siç tha ai, komunikimi me pacientët e dializës do të fillojë javën e ardhshme për të vlerësuar numrin e pacientëve që tashmë kanë aplikuar dhe do të marrin dozë të tretë.
Intervali kohor që duhet të kalojë për të marrë dozën e tretë është gjashtë muaj, ndërsa në vendin tonë, theksoi ai, askush nuk e ka marrë dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar gjashtë muaj nga rivaksinimi.
“Fakti që disa njerëz humbin sasinë e antitrupave të zbuluar nuk do të thotë se ata nuk kanë imunitet. Në fakt, analiza tregon se doza përforcuese rrit antitrupat në sasi, që do të thotë se tashmë nga dozat e mëparshme krijohet imuniteti dhe organizmi reagon dhe mbron, ndërsa dëshmi e kësaj është doza përforcuese ose ri-kontakti me virus”, tha Filipçe.
Ai potencoi se të gjitha hulumtimet shkojnë në atë drejtim që ka shumë mundësi që pas muajit të gjashtë të ketë nevojë për të marrë një dozë përforcuese.
Siç tha ai, të gjithë qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit kur do të deponojnë certifikatë valide se është bërë në një vend tjetër, për shembull në Serbi, do të regjistrohen për dozë të tretë, që do të thotë se ata do të munmd ta marrin atë vendin tonë dhe ta marrim certifikatën tonë valide.
Filipçe tha se ka mjaft vaksina për momentin, dhe sipas vlerësimeve, do të ketë më shumë vitin e ardhshëm.