15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeMPB dorëzon kallëzim penal kundër Furkan Saliut

MPB dorëzon kallëzim penal kundër Furkan Saliut

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë sot kallëzim penal ndaj gazetarit, Furkan Saliu. Siç njoftojnë nga MPB, kallëzimi është për veprën penale të pengimit të një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar.

“Më 11.04.2024, nga Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup në Prokurorinë Publike Shkup kundër personave N.J. dhe F.S. është bërë kallëzim penal për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare” nga neni 382 i Kodit Penal”, njofton MPB.

Për kallëzimin penal, ka informuar edhe vet Furkan Saliu, i cili në një postim në Facebook thotë se kjo vepër nuk mund të dëshmohet.

“Sapo na informuan se MPB ka ngritur kallëzim penal për pengimin e personit zyrtar në kryerje të detyrës në bazë të nenit 382. Me shumë gjasa do të kërkohet leje për bastisje në zyrat e PortaliX dhe në shtëpinë time”.

“Veprën nuk besoj që do ta dëshmojnë por puna e PortaliX do të pamundësohet në një periudhë të caktuar. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve relevante ndërkombëtare me vëmendje të plotë të ndjekin se si do të zhvillohet e gjithë situata”, ka shkruar Saliu.

Ndryshe, ai ditë më parë u arrestua nga Njësia speciale gjatë tensioneve në një ndeshje të ligës së tretë futbollistike, me arsyetimin se ka penguar të njëjtit të kryejnë veprimet zyrtare./Nistori

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments