Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të politikanit serb nga veriu
Aleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe është arrestuar sot në veri nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Ndërsa janë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të tij nga Policia e Kosovës.