10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionMislim Zendeli / Kah ia mban arsimi i lartë ndër ne shqiptarët...

Mislim Zendeli / Kah ia mban arsimi i lartë ndër ne shqiptarët në RMV?

Mislim Zendeli, profesor universitar në Universitetin e Tetovës ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të RMV-së për themelimin e tre fakulteteve të reja në kuadër të UNT-së, shkruan Gazeta Express.Shkrimi i plotë i Zendelit:

Lajmi sensacional, ogurkeq a ogurmirë (sic!), se në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup do të fillojë viti i ri akademik me tre fakultete të reja: fakulteti ekonomik, fakultetit juridik dhe ai shkencave humane, ka “gëzuar” të gjithë dashamirët e arsimit të lartë, ndër ne shqiptarët e RMV-së!  Me sa mbaj mend universiteti në gjuhën shqipe në Shkup u hap me ‘nijetin’, që thotë populli, të bëhen parapërgatitje për hapjen e fakulteteve gjegjësisht programeve studimore për të cilat ka mungesë të fuqisë punëtore të profilizuar, në hapësirën tonë, siç janë fakultetet e shkencave të zbatuara, informatike, dhe të ngjashme.  Por siç duket qëllimi i hapjes së një universiteti të tretë në gjuhën shqipe në RMV-së, paska qenë punësimi i kuadrove “akademike”  që kanë dëshmuar veten në parti politike.

Në tregun e fuqisë punëtore, pra edhe të këtij akademik, kemi suficite nga fushat e ekonomisë, jurisprudencës dhe ato humane. Andaj, a mos vallë me këtë veprim të strukturave udhëheqëse përgatitet terreni për  punësimin e 38 doktorëve të shkencës dhe 863 magjistrave (numri i përgjithshëm i të papunëve me tituj akademikë) që gjenden në evidencën e Agjencisë së Punësimit, në Maqedoni? Nuk  e kam fare të qartë se cilat ‘hesape’ i bënë udhëheqësia e këtij institucioni të arsimit të lartë dhe politikëbërësit në Kuvend  e RMV-së me hapjen e këtyre degëve të cilat i kemi me bollëk, madje edhe tepricë! Në dy universitetet në Tetovë: Universitetin e Tetovës dhe atë të Evropës Juglindore, kemi fakultete të njëjta, ndërkaq në Shkup, moti, degë të tilla janë hapur edhe në Universitetin e  Evropës Juglindore dhe në të njëjtin rrafsh në Kumanovë që moti funksionon Fakulteti i Administrimit të Biznesit me dy programe studimore: Administratë Biznesi dhe Administratë Publike. Kur këtyre shifrave u shtohen dhe degët e njëjta nga universitetet tjera private të cilat janë shpërndarë nëpër qytete të ndryshme situata e kalon pragun e normalitetit.

Poqese thirremi në raportet e Agjencisë së Punësimit të RMV-së nga viti 2021 do të shohim se nga numri i përgjithshëm i punëkërkuesve me titull doktor shkence janë të profileve të ekonomisë, shkencave filologjike, shkencës së sigurisë, të shkencave politike dhe të ngjashme. Ndërkaq në Maqedoni sipas të dhënave nga një anketë e bërë nga po e njëjti institucion tregu i fuqisë punëtore në rajonin e Shkupit dhe Pollogut më tepër kërkohen programues, specialist të informatikës, arkitektë, inxhinierë të makinerisë dhe ndërtimit, dhe profile të ngjashme.

Shtrohet pyetje çfarë dobie ka popullata shqiptare në këto hapësira gjeografike që vetëm hap pa planifikim dhe strategji zhvillimore kuptohet, me parat e qytetarëve taksapagues, fakultete për të cilat tregu ekonomik nuk ka nevojë. A bëhet llogaritje për harxhimet e shkollimit  që bën popullata për fëmijët e vet, të cilët pastaj do të ngelin të papunë dhe do të marrin rrugën e migrimit?  Statistikat tregojnë se shumica nga studentët që kanë mbaruar fakultete nga këto degë e profile, enden në zyrat e agjencisë së punësimit ose kanë pranuar vende tjera të punës që nuk korrespondojnë me kërkesën e fuqisë punëtore në treg te ne apo më gjerë!

Apo gjërat i bëjmë për ‘kapriço’ lokaliste dhe politika mëhallësh? Apo…

Mislim Zendeli, fundkorrik, 2022

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments