Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet.
Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë të përbashkët me homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen.
“Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vjet duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha Gërvalla,
Gërvalla po ashtu njofoi se në takimin me kryediplomaten finlandeze ndër të tjera është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.