15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaLajmeLista Serbe “në kundërsulm”: Institucionet paralele nuk shkelën ligjin!

Lista Serbe “në kundërsulm”: Institucionet paralele nuk shkelën ligjin!

Lista Serbe njoftoi se do të respektojë thirrjen e autoriteteve të Kosovës për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre, por insiston se ka të drejtën në anën e saj.

Pesë zyrtarë të partisë më të madhe te serbëve të Kosovës, që janë nga pesë institucionet paralele serbe të mbyllura në veri në fund të gushtit, do të merren në pyetje. Anëtari i kryesisë së Listës Serbe u shpreh se këtë lëvizje e shohin si “përndjekje politike” jo vetëm të individëve që kanë udhëhequr institucionet paralele, por edhe si një “persekutim të popullit serb”, pasi sipas tij, institucionet e mbyllura ofronin shërbime për qytetarët.

“Autoritetet e Kosovës kanë qenë gjithmonë në dijeni të ekzistencës së këtyre institucioneve. Nuk është risi që këto institucione kanë ekzistuar në këtë qytet dhe për to është diskutuar në nivel ndërkombëtar. Edhe në Bruksel është negociuar se si të funksionojnë këto institucione në të ardhmen”, ishte komenti i tij. Autoritetet e Kosovës mbyllën në 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, të cilat funksiononin sipas sistemit të Serbisë. Prishtina zyrtare thotë se ato kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.Simic, që insistoi se këto institucione kanë ofruar shërbime juridike për të gjithë qytetarët, dhe “nuk kanë shkelur asnjë ligj”, iu referua në fjalën e tij edhe hapjes së shumëdiskutuar të urës mbi lumin Ibër, duke thekesuar se ky është momenti që “bashkësia ndërkombëtare të tregojë fytyrën e saj”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments