11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaMinistria e Shëndetësisë së Kosovës në vizitë pune në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në vizitë pune në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili,me staffin e tijë ka realizuar një vizitë pune zyrtare sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka takuar homologun e tij maqedonas Venko Filipche.Ministri Ismaili e njoftoi homologun e tij në Maqedoninë e Veriut për reformat shëndetësore që po realizohen në Kosovë.Të dy ministrat folën edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.Ministri Ismaili  e njoftoi ministrin Filipche për progresin dhe punën e madhe që po bëhet në Kosovë që sa më shpejtë të bëhet funksionalizimi i plotë i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.Ministri i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipche, ofroi të gjithë mbështetjen e tij dhe të shtetit maqedonas për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.Pas këtij takimi, ministri Ismaili zhvilloi edhe një vizitë në Fondin e Sigurimeve të Maqedonisë, për të parë nga afër funksionimin e këtij fondi dhe mundësitë e shkëmbimit të praktikave më të mira me Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments