13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistria e Shëndetësisë jep detajet të reja për certifikatat e vaksinave

Ministria e Shëndetësisë jep detajet të reja për certifikatat e vaksinave

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë ditës së djeshme, qytetarët të cilët kanë gjeneruar certifikatë EU për vaksinim përmes vakcinacija.mk, duhet të gjenerojnë të re përmes ueb portalit. Bëhet fjalë për protokoll të sigurisë me çka u parandalua përdorimi i certifikata të rrejshme EU, me emra të rrejshëm dhe të dhëna të rrejshme.

Të gjitha vendet që kanë implementuar EUDCC, siç ceket, po përballen me sulme të vazhdueshme të sistemeve të tyre nga palë të treta, malicioze. Mes tyre është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Si pjesë e një sulmi të këtillë të sistemit, dje, palë të treta arritën të gjenerojnë katër certifikata të rrejshme EU, me emra dhe të dhëna personale të rrejshme, ndërsa në certifikatë shkruante se të njëjtët kanë marrë vaksinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në certifikatat e rrejshme EU nuk ishin shkruar emrat dhe të dhënat e shtetasve tanë. Të dhënat personale të qytetarëve tanë janë të sigurta dhe siguria e tyre nuk është shkelur, e njëherit, siguria e sistemeve është rritur dhe po ndiqet në mënyrë aktive si dhe po përmirësohet, që kontribuon në të ardhmen të evitohet një rast i këtillë, informojnë nga Ministria dhe theksojnë se ekipe të tyre janë në komunikim të vazhdueshëm me ekipet për siguri kibernetike që e mbështesin infrastrukturën e EUDCC, angazhuar nga Komisioni evropian.

Me qëllim të anulimit të certifikatave të rrejshme dhe sigurimit të mbrojtjes së shtuar, certifikatat EU të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjeneruar sërish. Secili qytetar, në mënyrë shumë më të thjeshtë, për më pak se një minutë, mund ta marrë certifikatën e vet EU përmes qasjes në portalin vaakcinacija.mk, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtojnë se nuk bëhet fjalë për gjenerim apo tërheqje nga përdorimi i Certifikatës nacionale për vaksinim, por për gjenerim të certifikatës EU, e cila gjithashtu mund të merret në vakcinacija.mk si dhe CommonPass.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments