15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Energjetikës së Turqisë Dënmez / “Për 2 muaj mund...

Ministri i Energjetikës së Turqisë Dënmez / “Për 2 muaj mund të vijë një lajm tjetër i mirë nga Deti i Zi”

Ministri Dënmez (Fatih Dönmez) tha në një televizion privat se kërkimet sizmike Turqia i ka filluar 14 muaj më parë dhe rezervat (e gjetura në Detin e Zi) janë më shumë se 320 miliardë metra kub, kështu që revizionimi i shifrës së llogaritur do të jetë në kahun pozitiv.

Korporata e Hidrokarbureve të Turqisë (TP) është një sipërmarrje që ka bërë partneritet në zonat e pasura me naftë dhe gaz në gjeografinë e afërt të Turqisë.

“Ne kemi fusha nafte që operojmë në pjesë të ndryshme të Rusisë, Irakut dhe Afganistanit. Në këtë kuptim, TP është bërë një lojtar serioz në rajonin e vet. Synimi ynë është ta ngremë atë në shkallë globale. Ne jemi numri një në zbulimet që janë bërë në det në vitin 2020”,- sqaroi ministri.

Ministri Dönmez deklaroi se në puset e hapura në Detin e Zi do të fillojë aktiviteti i nxjerrjes së gazit dhe gazi do të jetë gati për përdorim në vitin 2023.

“Ndërsa nga njëra anë vazhdojmë të hapim puse, ne do të fillojmë edhe shfrytëzimin e tyre. Për shumë vite ne e marrim gazin nga Këjëkëj (Kıyıköy) që ndodhet në kufirin me Bullgarinë, me anë të gazsjellësit “Rrjedha Turke” dhe e shpërndajmë këtë gaz në 81 prefektura të vendit. Gazin natyror që do të nxjerrim nga këtu (puset e reja në Detin e Zi) ne do ta lidhim me rrjetin kryesor në Ereli (Ereğli) ose Akçakoxha (Akçakoca), shtoi ai.

Dënmez tha se kërkimet sizmike janë kryer vetëm në një të katërtën e sektorit me sipërfaqe 8 mijë kilometër katror “TUNA-1” dhe zbulime gazi mund të bëhen edhe në struktura të ngjashme.

“Me shumë gjasa ne mund të gjejmë gaz edhe në shtresat e mëposhtme. Struktura e zonës ka ngjashmëri për nga thellësia dhe gjatësia. Për 2 muaj mund të vijnë lajme të reja të mira”, përfundoi ministri. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments