Ministri i Kulturës Hysni Ismaili e shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në vendin tonë Tulin Erkal Kara dhe drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Junus Emre” Serhat Kulla, vizituan sot të mirën kulturore “Kurshumli an” ku në të ardhmen duhet të vendoset Qendra Kulturore Turke.
Gjatë vizitës u theksua se Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore e Republikës së Maqedonisë Veriore tashmë ka lëshuar një Leje për konservimin dhe restaurimin e Kurshumli Anit, për të cilën është caktuar edhe arkitekt i autorizuar i cili do ta mbikëqyrë realizimin e punëve të mbrojtjes-konservimit dhe restaurimit të objektit.
Në të njejtën kohë ministri Ismaili theksoi se procesi i përgjithshëm i restaurimit të Kurshumli An do të ndiqet nga institucionet kompetente dhe atë me kujdes të veçantë, si prioritet më i lartë, me qëllim që në përputhje me Ligjin për mbrojte të trashëgimisë kulturore të rregullativës ligjore, të mundësohet realizimi i pandërprerë i projektit




