Mbështetje për reformat për përforcimin e menaxhimit të financave publike përmes projekteve për përmirësimin në lidhje me menaxhimin e borxhit publik, si dhe sa i përket sferës së statistikave financiare u diskutuan në takimin e realizuar midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe ambasadores së Zvicrës Sibil Zuter Tejada. Në këtë takim, ministri i Financave e informoi ambasadoren me konceptin e SMART financave, në drejtim të përforcimit të planifikimit, si dhe monitorimit të zbatimit të masave të ndërmarra dhe impaktin e tyre në ekonomi dhe shoqëri. Ministri i prezantoi edhe reformat që bëhen në lidhje me buxhetit dhe zbatimit të tij, si dhe Sistemin e integruar të menaxhimit të financave – SIMF.