25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga ia dorëzoi Universitetit të Tetovës, Aktvendimin për...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ia dorëzoi Universitetit të Tetovës, Aktvendimin për regjistrimin e klinikës juridike

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, personalisht dorëzoi në Universitetin e Tetovës Aktvendimin për regjistrimin e klinikës juridike në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë. Aktvendimi u dorëzua në prani të Rektorit të Universitetit të Tetovës, prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Kryetarit të Senatit, Dekanit të Fakultetit Juridik, prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prorektorit për Financa, prof. Dr. Faton Shabani dhe Sekretarit të përgjithshëm të UT-së, Adem Beadini.Udhëheqësia e Universitetit të Tetovës e nderoi Ministrin Lloga me një dhuratë shumë të çmuar, fotografinë e themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Dr. Fadil Sulejmani, për të cilën ministri tha se tani e tutje do të zë një vend të rëndësishëm në zyrën e tij.

Para drejtuesve të UT-së, dekanatit dhe profesorëve të fakultetit juridik, Ministri Lloga edhe një herë shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për inkuadrim të profesorëve në të gjitha grupet punuese për përpilim të ligjeve.

Ministri Lloga tha se derisa ai të drejtojë me këtë resor, Ministria e Drejtësisë do ta ketë derën e hapur për profesorët dhe studentët e shkencave juridike të Universitetit të Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments