3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMINISTRI I BRENDSHËM FRANCEZ: JANË MBYLLUR 9 NGA 18 XHAMITË QË KAM...

MINISTRI I BRENDSHËM FRANCEZ: JANË MBYLLUR 9 NGA 18 XHAMITË QË KAM KËRKUAR TË NDIQESHIN

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin njoftoi se janë mbyllur 9 nga 18 xhamitë që ka kërkuar të ndiqen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij në Twitter, Darmanin ka thënë se në kuadër të udhëzimeve të presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministrit Jean Castex qeveria ka ndërmarrë hapa të vendosur nën emërtimin e luftës kundër “separatizimit lslamik” në vend.

“Janë mbyllur 9 nga 18 xhamitë që kam kërkuar të ndiqen”, shkroi në postimin e tij Darmanin.

Ndërsa gazeta “Le Figaro” në artikullin e saj ka bërë të ditur se numri i xhamive të mbyllura nuk e ka kënaqur mjaftueshëm ministrin e Brendshëm.

Më tej në artikull theksohet se Darmanin ka zhvilluar mbledhje një herë çdo 15 ditë me stafin e tij dhe se nga ata ka kërkuar që të vazhdojnë këtë punë me vendosmëri.

Thuhet se nga shteti po ndiqen 89 xhami në vend.

Pas vrasjes më 16 tetor të mësuesit që u tregoi nxënësve të tij karikaturat e revistës Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed, qeveria ndërmori hapa të ashpra ndaj shumë individëve, organizatave dhe vendadhurimeve muslimane me arsyetimin se ato shkaktojnë separatizëm.

Me këtë arsyetim nga Franca janë dëbuar më shumë se 60 individë ndërkohë që janë mbyllur edhe shumë organizata përfshirë organizatën muslimane për ndihma Barakacity dhe Kolektivin Kundër Islamofobisë (CCIF).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments