13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistrat për çështje evropiane nga PBEJL në takim në Shkup

Ministrat për çështje evropiane nga PBEJL në takim në Shkup

Në organizim të Sekretariatit qeveritar për çështje evropiane (SÇE) sot në Shkup do të mbahet takimi i ministrave për çështje evropiane të vendeve pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL) 2024 në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë organizatë rajonale.

Siç bëjnë të ditur nga SÇE-ja, nikoqir i takimit të ministrave për çështje evropiane të PBEJL-së është zëvendëskryeministri  i parë i Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin me Iniciativën me 1 korrik vitin e kaluar nga Mali i Zi.

Motoja e kryesimit është “Tejkalimi i ndarjeve, ndërtimi e mirëbesimit”, duke përfshirë prioritet për pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimeve euroatlantike.

PBEJL është themeluar në vitin 1996 dhe është formati më gjithëpërfshirës në rajon duke pasur parasysh se përfshin 13 vende të EJL-së: Shqipërinë, BeH, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Turqinë, Kroacinë, Malin e Zi, Moldavinë, Slloveninë dhe Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments