11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistrat e BDI-së i japin llogari Kryesisë Qendrore!

Ministrat e BDI-së i japin llogari Kryesisë Qendrore!

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditë së sotme ka mbledhur kryesinë qendrore. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin edhe Musa Xhaferi, Blerim Bexheti i cili edhe e përfaqëson degën e Sarajit si dhe Izet Mexhiti i cili tash më dihet se ka një konflikt të hapur me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi. Mbledhja ka filluar në orët e mesditës, ndërsa pas disa pauzave edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani doli me një deklaratë për media i cili theksoi se qëllimi i këtij takimi është të diskutohen situatat aktuale në vend duke mos precizuar se për çfarë është duke u diskutuar më saktësisht.

“Është mbledhja e kryesisë në detyrë e gjashtëmujorit të themelimit të ekzekutivit dhe tash më është bërë traditë që ekzekutivi jep raport para kryesisë për punën e tyre dhe natyrisht edhe për të dëgjuar mendimin e kryesisë në detyre për punën e ekzekutivit  por jo vetëm ajo në përgjithësi për të gjithë zhvillimet që ndodhin në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe mos harrojmë se BDI është pjesë e ekzekutivit viteve të fundit dhe  kjo tregon se është  përcaktuese në politikat e vendit  dhe qytetarët duhet të dinë edhe për zhvillimet e brendshme edhe për punën e Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments