6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMilla Carovska: Kemi nxënës analfabetë

Milla Carovska: Kemi nxënës analfabetë

Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë” shprehen të ofenduar sepse erdhën për takim në Ministrinë e Arsimit, por ministrja nuk i pranoi. Takimin e mbajtën me përfaqësues të tjerë të Ministrisë.

“Ne kërkuam takim pune. Prisja se do të interesohet për nevojat e qytetarëve, por ajo na ofendoi me këtë qasje, sepse doli se takimet lokale kanë rëndësi më të madhe se i gjithë shteti dhe të gjithë prindërit në vend”, deklaroi Dragana Spasevska.

Megjithatë, thonë se kanë pasur takim konstruktiv në të cilin kanë biseduar për disa pika:

1.Tekstet shkollore të shtypura patjetër të mbesin në përdorim,
2.Të përjashtohet arsimi sensitiv gjinor në arsimin fillor,
3.Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një lëndë,
4.Të shpjegohet dhe të argumentohet shkurtimi i fondeve të orëve për lëndë të caktuara,
5.Të krijohen kushte adekuate për fëmijët me nevoja të veçanta,
6.Të ketë protokolle për mësim me prani fizike,
7.Pjesëmarrje e detyrueshme e përfaqësuesve të grupit në ndryshimet e ligjit.

Nga Koalicioni “Ndryshojmë” thonë se po tërhiqen nga ky grup, sepse konsiderojnë se ka prapavijë politike. Për javën e ardhshme paralajmëruan takim me Avokatin e Popullit.

“Tërhiqemi nga dhënia e mbështetjes për Dragana Spasevskën, kreatoren e grupit në Fejsbuk “Libra dhe mësim patjetër të ketë”. Përkrahjen që e jepnim ishte të sinqertë dhe qëllimmirë – luftë kundër imponimit të librave elektronikë në arsim. Lëvizja duke marrë hov dhe duke u zhvilluar në drejtim të mirë, kështu presionet dhe ndikimet politike i “mbollën” ideologjitë e tyre politike. Ndikimet politike që e pushtuan lëvizjen, ngjallën interes te disa persona që të përfitojnë dhe të sigurojnë pozicion më të mirë për veten”, vlerësojnë nga koalicioni “Ndryshojmë”.

Kreatorja e iniciativës në fjalë, mohon se në këtë çështje është përfshirë politika.

“Demantoj se pas kësaj iniciative qytetare qëndron ndonjë strukturë politike. Ky është zëri i prindërve dhe vetëm i prindërve”, tha Spasevska.

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska në intervistë për TV21 pohon se reforma patjetër duhet të ketë. Punohet mbi këtë hap pas hapi, propozim-ligji i cili ishte tërhequr pasi ishte harmonizuar sipas standardeve evropiane, sërish do të dorëzohet.

“Duhet ta bëjmë hapin e parë drejt përmirësimit, sepse të gjitha hulumtimet dhe vlerësimet tregojnë se fëmijët tanë mbesin funksionalisht analfabetë”, u shpreh Carovska.

Nga Iniciativa Qytetare e cila numëron rreth 70.000 anëtarë, thonë se bojkoti i mësimit do të ndërpritet përkohësisht. Presin që MASH-i javën e ardhshme t’i thërrasë edhe një herë për të biseduar dhe për t’i harmonizuar qëndrimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments