7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMijallkov dënohet me tetë vjet burg për lëndën “Thesari”Frika nga arratisja,i shqiptohet...

Mijallkov dënohet me tetë vjet burg për lëndën “Thesari”Frika nga arratisja,i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, i akuzuari i parë në lëndën “Thesari” për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit, është dënuar me dënim të vetëm prej tetë vjetësh.

Ish-kreut të Drejtorisë së pestë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili është i pakapshëm për autoritetet e zbatimit të ligjit, i është shqiptuar dënim i vetëm në kohëzgjatje prej 15 vjetëve burg.

Ish-ndihmës-ministrit në MPB-së, Nebojsha Stajkoviq, gjykata i ka shqiptuar dënim me burg prej pesë vjetëve.
Ish-shefi i Kabinetit të Mijallkov, Toni Jakimovski, i cili akuzohet për ndihmë, është dënuar me një dënim të vetëm në kohëzgjatje prej pesë vjetëve.

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, aktvendimi për lëndën “Thesari” u shqiptua nga gjyqtarja Xheneta Begtoviq, e cila e udhëheq çështjen.

“Sasho Mijalkov, si ish-drejtor i DSK-së, asnjlherë nuk ka përgatitur raport për vizitat në Londër në vitin 2010”, tha gjyqtarja Xheneta Bektoviq, gjatë shpalljes së aktvendimit në rastin “Thesari”.

“I pandehuri Sasho Mijallkov, së bashku me të pandehurit e tjerë i kanë kryer qëllimisht të gjitha veprat penale me ç’rast marrëveshjet janë lidhur me qëllimin e vetëm të përfitimit në dobi të FINZI SHPKNJP Shkup”, tha gjyqtarja Bektoviq.

Të gjithë katër të pandehurit nga Gjykata janë të detyruar në mënyrë solidare ta kompensojnë dëmin e shkaktuar në Buxhetin e shtetit.

Njëherit, me aktvendimin janë sekuestruar mjete financiare në vlerë prej 10.819.959 denarë të kompanisë Finzi.
Kundër aktgjykimit lejohet ankesa brenda 15 ditëve në Gjykatën më të lartë të Apelit.

Rasti i referohet keqpërdorimit të fondeve nga Buxheti i shtetit për furnizimin e pajisjeve të komunikimit elektronik për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnimin për përdorimin e tyre nga një kompani nga Britania e Madhe.

Sipas aktakuzës, në vend që MPB-ja të bëjë blerje të drejtpërdrejtë të pajisjeve të komunikimit elektronik për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së nga kompania GAMA nga Britania e Madhe, si mënyra më ekonomike, të pandehurit kanë rënë dakord të blejnë përmes një kompanie tjetër – ndërmjetëse Finzi SHPKNJP Shkup, me çka kanë arritur të keqpërdorin fondet nga Buxheti i shtetit. Konform aktakuzës, në këtë rast janë keqpërdorur mbi 860 mijë euro nga Buxheti i shtetit.

Përfaqësuesi i aktakuzës është PTHP për krim të organizuar, e cila e ndërmori përsipër çështjen nga ish-PSP.

Ish shefi i Inteligjencës, nuk do të mund të dalë nga paraburgimi në Shutkë në fund të këtij muaji, ashtu siç parashikon  vendimi i 26 shkurtit në rastin “Shënjestra-Fortesa”, pasi gjykata të hënën shqiptoi një masë të re paraburgimi për Sasho Mijalkovin, këtë herë deri në kohën kur do të hyjë në fuqi vendimi për lëndën “Thesari”.

Më herët gjatë ditës, sas publikimit të aktgjykimit për rastin “Thesari”, prokurori Trajçe Pelivanov kërkoi që Sasho Mijallkovit që t’i caktohet masa e paraburgimit, pas dënimit të tij me 8 vjet burg.

Prokurori shpjegoi se Mijallkov aktualisht është në paraburgim për rastin “Shënjestra-Fortesa”, e cila skadon më 27 prill. Kjo është arsyeja pse ai kërkoi nga Mijallkovit që t’i hiqet paraburgimi për rastin e përgjimit masiv dhe t’i caktohet për rastin “Thesari”.

“Përmes Europolit janë konfirmuar të dhënat se i akuzuari ka leje qëndrimi dhe një adresë të regjistruar në Republikën e Çekisë. I akuzuari Mijallkov është gjithashtu një person i pozicionuar mirë dhe ai dhe anëtarët e familjes së tij kanë biznese private, gjë që mundëson një jetë të rehatshme në arrati”, tha prokurori Pelivanov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments