Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski paralajmëroi se janë të mundshme restrikcione të rrymës për shkak të menaxhimit të papërgjegjshëm me resurset energjetike në vend.
Ai thotë se pyetja nuk është se a do, por sa do rritet çmimi i rrymës.
“Dhe kjo është kështu për shkak të menaxhimit të keq me resurset energjetike dhe vrapimit pas tenderëve. Vrapimit pas tenderëve për shkak të krimitt dhe sot sjellja e këtillë ka bërë të mos ketë sasi të mjaftueshme të qymyrit për prodhimin e rrymës. Akumulacionet dhe potenciali ujor janë zero dhe në fund shohim se Qeveria nuk ka kurrfarë plani për t’u ballafaquar me këtë situatë”, ka thënë Mickovski./ Alsat.mk