Mickoski-VMRO-DPMNE / Shkurtpamësia e pushtetit e pengon Maqedoninë, Estonia e zgjidh krizën me para nga shtylla e dytë pensionale

199

Fatkeqësisht, shkurtpamësia e ekipit ekonomik të qeverisë, e plotësuar me Spasovskin dhe Zoran Zaevin, pengon për të parë mundësinë që qëndron përmes shfrytëzimit të mjeteve nga fondi pensional, ndërsa i cili për ekonominë e Maqedonisë do të thotë 200 milionë euro shtesë.

Por kjo nuk është rasti për kryeministrin dhe qeverinë estoneze, e cila e ka ndërmarrë masën e  njëjtën që ia propozova Qeverisë një javë më parë, e ajo është, që të përdoren paratë nga Fondi i dytë pensional, pa u rrezikuar fondet e personave të siguruar.

Kjo masë nuk ishte e mirë për Zaevin dhe Spasovskin, por është e shkëlqyeshme për kryeministrin estonez. Ose me vetëdije nuk duan t’i ndërmarrin masat që janë të mira për shkak të kotësisë, ose nuk kuptojnë nga ekonomia.

Por cila do qoftë nga dy arsyet, një gjë është e qartë se e gjithë kjo po godet në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë.

Masën e njëjtë sipas Asoshiejted Pres do ta implementojnë edhe shtete tjera evropiane.

Me respekt,

Hristijan Mickoski, kryetari VMRO-DPMNE-së