Nesër më së voni deri në ora 14:30 në Kuvend do të parashtrohet nisma për votimin e mocionit të Qeverisë, bëri të ditur sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Para takimit me kryetarë e zgjedhur të komunave, Mickoski tha se fillimisht do të pritet që kryeministri Zoran Zaev ta mbajë premtimin e tij dhe ta dorëzojë dorëheqjen e paralajmëruar.
Mickoski u bëri thirrje deputetëve, që krahas atyre 61, të cilët, siç përmendi, tashmë janë pjesë e shumicës, t’u bashkëngjiten.
“Është e hapur dera për secilin që mendon se kjo Qeveri e Zaevit nuk është e mirë. Secili që e mbështet këtë Qeveri, normalisht se nuk do të jetë pjesë e deputetëve, të cilët do ta votojnë mocionin. Këtu nuk ka parti politike, por bëhet fjalë për deputetë. Gjithsej 61 kanë ndaluar prapa nismës. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të bashkëngjiten”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Sipas tij, pas deponimit të nismës, procedura do të jetë në duart e kryetarit të Parlamentit, i cili duhet t’i respektojë procedurat dhe afatet.
Mickoski informoi edhe se kryetarët e komunave, me të cilën pasdite do të ketë takim, ka kërkuar për 30 ditë të fillojnë me realizimin e tre nga projektet e premtuara infrastrukturore, që të heqin dorë nga automjetet zyrtare, shpenzimet joproduktive, të jenë vazhdimisht mes qytetarëve dhe më transparent – gjithmonë të kapshëm për mediat.