2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski reagon për listën e Forbes: Maqedonia vlerësohet vend i pasigurt në...

Mickoski reagon për listën e Forbes: Maqedonia vlerësohet vend i pasigurt në ballafaqim me coronavirusin, jemi të fundit në rajon

Edhe Laos, Kamboxhia, Paraguai, Bangladeshi, Irani, madje edhe burimi nga i cili e ka origjinën Kina janë vende më të sigurta në ballafaqim me coronavirusin, krahasuar me Maqedoninë, shkruan në Facebook kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“FORBS ka publikuar listën e 100 vendeve më të sigurta në botë në lidhje me coronavirusin, ndërsa Maqedonia nuk është aspak në listë. Për dallim prej nesh më të lartë në këtë listë, të gjitha vendet e rajonit vlerësohen si më të sigurta, Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia…, ndërsa Maqedonia vlerësohen se është e pasigurt. Aty ku qëndrojmë shumë keq!

Gjatë strudimit FORBS janë marrë 130 parametra, përfshirë efektivitetin e masave të marra, zbulimin e të infektuarve dhe numrin e testeve, efikasitetin e sistemit shëndetësor dhe gatishmërinë e qeverive për tu ballafaquar me coronavirusin”, shkruan Mickoski.

Ai shton se vendet shpallin fitore ndërsa ne jemi në fazën e kapitullimit në luftën kundër coronës./Fokus.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments