12.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski: Qeveria po e shfrytëzon Samitin e OSBE-së për krime

Mickoski: Qeveria po e shfrytëzon Samitin e OSBE-së për krime

Kryetari i VMRO DPMNE-së akuzoi Qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme se po e shfrytëzojnë Samitin e OSBE-së për të bërë krime, “duke dëshmuar se janë kriminelë ordinerë” sipas tij.

Nga samiti i OSBE-së, ngjarje që duhet të nënkuptojë mundësi për diplomatët e lartë të huaj për të parë bukuritë e Maqedonisë dhe kryeqytetit, ata arritën të ngjallin dyshime për krim me shpenzimet që shpalosen – tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ai komentoi informacionin se Ministria e Punëve të Jashtme për samitin e OSBE-së mund të shpenzojë gati një milion euro për qira të veturave.

“Edhe vendet më të pasura në botë nuk mund të konkurrojnë me ato çmime sepse janë disa herë më të larta se ato që mund të gjenden në treg”, tha Mickoski.

Ai shtoi se “i vjen keq që edhe në momentet e fundit të mandatit, qeveria aktuale dëshmon se përbëhet nga kriminelë ordinerë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments