BallinaLajmeMickoski përjashton zgjedhjet e parakohshme dhe mundësinë e një krize politike

Mickoski përjashton zgjedhjet e parakohshme dhe mundësinë e një krize politike

Bllokada parlamentare e paralajmëruar nga BDI-ja nuk përbën rrezik për krizë politike, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski. Ai vlerësoi se pengimi nga BDI-ja i miratimit në Kuvend të ligjeve që kërkojnë shumicën e Badenterit nuk mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kreu i Qeverisë deklaroi se shumica parlamentare është stabile dhe se nuk sheh elemente që do të dëshmonin për ekzistencën e një krize.Jo. Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet çfarëdo krize”, u shpreh Mickoski, duke shtuar: “Do t’ju rikujtoj se kryetarin e Kuvendit e zgjodhën në shkallë”.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi të hënën se të gjitha ligjet do të kalojnë në votim, përfshirë edhe ato që kërkojnë Badenterin, pavarësisht njoftimeve se bllokada do të vazhdojë.

Gashi e akuzoi opozitën se me këtë veprim po e keqpërdor Rregulloren e Kuvendit. Duke iu referuar mundësisë që bllokada të përfundojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai theksoi se një proces i tillë mund të zhvillohet vetëm nëse 61 deputetë votojnë për shpërndarjen e Kuvendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments