6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: LSDM-ja i kthen qytetarët në kohën e tranzicionit të viteve ’90-ta

Mickoski: LSDM-ja i kthen qytetarët në kohën e tranzicionit të viteve ’90-ta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e tij në lajmet e Alfa-s, foli për situatën në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë për shkak të koronavirusit.

“Sot, që na është propozuar dhe duhej të ishin dy denarë për të rritur akcizën për karburante dhe për naftën, tani nga sot që në fakt jo dy denarë por tre denarë duhej të ishin rritur është shembull klasik kur një rreth i vogël biznesmenësh që janë të afërm ose miq me partinë ose familjen në pushtet sikur në rastin e Maqedonisë ata arrijnë të sigurojnë privilegje për veten e tyre në kurriz të qytetarëve”, theksoi Mickoski.

Mickoski shtoi se kjo që tani bën LSDM-ja u kujton qytetarëve për ato periudha të trishta në vitet e ’90-ta, tranzicioni në të cilin shumë nga bashkëqytetarët tanë nuk do të dëshironin ta rikujtojnë.

“Ju kujtohet kur Zoran Zaev thoshte që ne nuk do të kërkonim para brenda Maqedonisë, por do të kërkonim para jashtë vendit. Tani jo vetëm që nuk kërkojmë jashtë vendit, jo vetëm që nuk jemi në gjendje të sigurojmë para jashtë vendit dhe jo vetëm që nuk jemi në gjendje të sigurojmë para nga likuiditeti i brendshëm që akoma ekziston në vend, por godet drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve”, shtoi Mickoski.

Qendra për komunikim pranë VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments