10.1 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski kundër Balanserit dhe Badenterit

Mickoski kundër Balanserit dhe Badenterit

Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski sonte në emisionin debativ “Rruga drejt…” ka folur mbi ngjarjet aktuale në vend derisa ka diskutuar edhe rreth Marrëveshjes së Ohrit për të cilën ka theksuar se ajo duhet të anulohet e duke dhënë zotime se me ardhjen e tij në pushtet mund të ndodh e njejta gjë.

Mickoski gjithashtu në diskutimin e tij gjatë këtij debate është shprehur hapur kundër Balanserit dhe Badenterit, të cilat mbajnë në shifër përfaqësimin adekuat të të gjithë komuniteteve në vend.

Lidhur me të drejtat kolektive, Mickoski ka thënë se duhet të hapet debat publik nëse duhet të flasim akoma për përqindje apo ato përqindje mund të kenë kaluar kohën e tyre, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt”.

“Ajo që vlerësoj se duhet të hapet debat publik është nëse do të flasim akoma për përqindje dhe për realizimin e të drejtave kolektive në bazë të përqindjeve. A nuk mendon njeri që ato përqindje e kanë tejkaluar kohën dhe përdorimin e tyre. Ndoshta duhet të flasim për një shoqëri tjetër. Shoqëri e cilësisë, e kompetencave”, tha Mickoski.

Më tej, ai ka komentuar edhe të dhënat e procesit të Regjistrimit duke thënë se të dhënat nga regjistrimi nuk japin përgjigje për gjendjen reale në vend, sepse nuk janë të plota, tha ai.

“Kemi 132 mijë qytetarë të padeklaruar. Nëse vërtet do të kishte vullnet, nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe nga të gjithë ata që e bënë atë operacion, për ta përfunduar këtë operacion statistikor, ata shumë lehtë mund t’i numëronin ata 132 mijë qytetarë. Ata tashmë e dinë saktësisht, me emër dhe mbiemër, se kush janë ata që nuk janë deklaruar, dhe janë pjesë e popullsisë rezidente. Në më pak se një javë, ata mund të shkojnë dhe ti marrin ato tre detaje – fenë, gjuhën amtare dhe kombësinë e tyre. Atëherë deri diku do ta kemi një regjistrim të plotë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments