16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMickoski: Koha që opozita shqiptare të menaxhojë me institucionet (Video)

Mickoski: Koha që opozita shqiptare të menaxhojë me institucionet (Video)

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, edhe më tej insiston që të mbahet regjistrimi, i anuluar për në shtator të këtij viti, me kërkesë të partisë së tij të ketë ndarje të qartë në mes popullatës rezidente në Maqedoninë e Veriut dhe të shpërngulurve, sepse siç thotë – “nuk është e njejtë nëse buxheti shtetëror do të ndahet në mes qytetarëve në vend ose së bashku me ata që jetojnë jashtë”.

Në rast të zgjedhjeve, Mickoski konsideron se është koha që partitë opozitare në bllokun politik shqiptar të kenë shansin të udhëheqin me institucionet shtetërore. Përqindjet e përfaqësimit të bashkësive në Maqedoninë e Veriut janë punë e kryer, njësoj si Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e fituara, theksoi Mickoski në intervistën e mbrëmshme për Tv Klan Maqedoni.

Ai edhe më tej insiston në regjistrimin e anuluar, nga muaji prill për në muajin shtator, të mos politizohet dhe të ketë ndarje të qartë në mes popullatës në vend dhe të shpërngulurve. “E them publikisht, se asnjëherë, pa marrë parasysh nëse ai që është regjistruar në Gjermani, në Australi, në Kanada të marrë pjesë në tërësinë time statistikore. Pse, sepse për mua nuk është e njëjtë nëse BPV-ja, e kam thënë këtë dhe do ta them, 11 miliardë, 12 miliardë, nuk ka rëndësi, aq sa është, do ta ndaj me rezidentë, një e gjysmë, 1.6, 1.7 milionë banorë ose do ta ndaj me dy e gjysme ose 3 milionë të shpikur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-sw.

Në të ardhmen, si partner në pushtet, Mickoski e sheh opozitën aktuale në bllokun politik shqiptar, duke vënë në dukje se partneri në pushtet nga blloku shqiptar nuk ka bërë asgjë për bashkëqytetarët e vet. “Mendoj se është koha që në Maqedoninë e Veriut partitë opozitare shqiptare të kenë shans, të kenë mundësi të menaxhojnë me institucionet në shtet, sepse vlerësoj se aty ka njerëz që i përkasin grupit të parë të njerëzve të ndershëm që kanë potencial dhe njohuri të përballen me sfidat që ekzistojnë në institucione”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-sw.

Duke vënë në dukje shifrën prej 300 personave që në Maqedoninë e Veriut votuan për zgjedhjet në Bullgarinë fqinje, në bazë të posedimit të nënshtetësisë bullgare, Mickoski thotë se kjo tregon qartë se në vend nuk ka aq bullgarë sa pohon Sofja zyrtare dhe se fqinji lindor nuk ka asnjë të drejtë ta kushtëzojë Maqedoninë e Veriut. KlanM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments