11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski: Ka presion ndërkombëtar por nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Mickoski: Ka presion ndërkombëtar por nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski ka komentuar presionin e përfolur ndërkombëtar për çështjet kushtetuese. Ka thënë se presion ka por presionin duhet amortizuar me argumente. Lidhur me ndryshimet kushtetuese Mickoski theksoi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërbje parlamentare.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Do ta përsëris, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. I vetëdijshëm për çmimin që mund ta paguajmë nga kjo skenë politike ne publikisht propozuam diçka që ato na e paten ofruar, ai është modeli kroat I preambulës kushtetuese dhe thamë që ne po e pranojmë, urdhëroni tash ta shohim se kush është europian e kush jo”.

Ndërkaq nga  LSDM  thonë se Hristijan Mickoski çdo ditë konfirmon se është peng i partisë E MajtA dhe së bashku me Apasievin po bllokojnë integrimin evropian të vendit. Sipas partisë në pushtet, politikat destruktive të VMRO-DPMNE-së dhe  së Majtës nuk i sjellin asgjë të mirë shoqërisë, kështu që ata do të mposhten sërish.

TABELË: Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë

“Një tjetër konfirmim erdhi nga njoftimi i Mickoskit se VMRO-DPMNE ka vendosur që të mos nominojë përfaqësues në grupin punues për ndryshime kushtetuese që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. Mickoski dhe Apasiev punojnë së bashku kundër perspektivës evropiane të shtetit”.

Nga LSDM theksojnë se Mickoski vazhdimisht pengon procesin drejt BE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments