10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeFurnizimi i Qeverisë me produkte të klasit të parë LSDM: 144 mijë...

Furnizimi i Qeverisë me produkte të klasit të parë LSDM: 144 mijë euro s’janë shumë për furnizime

144 mijë euro shpenzime për furnizimin e saj me mish të thatë, kafe, fruta dhe ushqime të tjera nuk janë shumë para dhe as produkte luksoze. Kështu vlerëson Vasko Kovaçi nga LSDM. Ai thotë se furnizimet nuk janë vetëm për një institucion por për më shumë institucione të Qeverisë, ndërsa produktet nuk janë luks, por prodhime që mund të blihen nga çdo qytetar.

“Ne jemi parti politike në pushtet, ato që janë 144 mijë euro nëse i ndani në çdo ministri të gjitha ata që i përmendët, nuk shoh se është ndonjë luks. Theksuat mishin e pulës..
Gazetari: Produkte të mishit të thatë dhe kafe espreso…
Espreso kafe, po ju pini espreso kafe, nuk është ndonjë luks kafja espreso, çdo qytetar mund t’i lejoj vetes të pijë kafe espreso…”, u shpreh Vasko Kovaçki, LSDM.

Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski këtë veprim e quan si marrëzi të pushtetit dhe dyfytyrësi që i dëshpëron qytetarët të cilët për çdo ditë e humbin shpresën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments